Mitropolia e Korçës

Mitropolia e Korçës

Që nga viti 1922 deri në vitin 1929 Qendra e Kryeepiskopatës ka qenë në Korçë. Mitropolitët e Korçës kanë qenë: Josifi (1500), Timoteu (1566), Gavrili (1572), Neofiti (1624-1628), Ignati (1668), Partheni (1670-1676), Makari (1691-1693), Danieli (1694- 1709), Joasafi (1709-1719), Nikifori (1746-1752), Makari (1752-1756), Dionisi (1757- 1766), Genadi (1766-1779), Joakimi (1779-1790), Kostandini (1790-1798), Joasafi (1798- 1816), Meleti (1816-1827), Visarioni (1827-1835), Kirili (1835-1845), Neofiti (1845- 1874), Dorotheu (1874-1885), Filotheu (1885-1893), Grigori (1893), Anthimi (1893-1894), Krisanthi (1894-1895), Gjervasi (1895-1902), Foti (1902-1906), Gjermanosi (1910-1918), Visarion Xhuvani (1929), Evlogjio (1937-1939), Paisi (1948), Filotheu (1952), Kristodhuli (1992), Joani (1998 e në vazhdim). Mitropolia e Korçës para vitit 1967 kishte 110 enori dhe shtatë manastire: 1. Manastiri i Shën Prodhromit është në veri të Voskopojës. 2. Manastiri i Vithkuqit është pranë fshatit Vithkuq. 3. Dy manastire pranë fshatit Boboshticë: ai i Shën Kollit dhe i Shën Marisë. Që të dy janë ndërtime të kohës paraosmane. 4. Manastiri i Kamenicës afër fshatit Kamenicë i është kushtuar Shën Kollit. 5. Manastiri i Shën Elias është mbi një kodër dominuese të fshatit Hoçisht. 6. Manastiri i Llëngës në rrethin e Pogradecit i është kushtuar dëshmores së madhe Shën Marenës. 7. Manastiri i Kodrës në rrethin e Përmetit i është kushtuar Fjetjes së Shën Marisë. Ai është ngritur në shek. XVI. Mitropolia e Shenjtë e Korçës përbëhet nga këto zëvendësi episkopale vendore: Korça, Kolonja, Leskoviku, Pogradeci. Kishat dhe institucionet fetare e kësaj mitropolie sipas komunave janë: Në Korçë: Katedralja, Mitropolia e Korçës, Kisha e Shën Sotirit, Ndërtesa polifunksionale, Kisha e Fjetjes të Hyjlindëses në Drenovë, Kisha e Shpërfytyrimit në fshatin Polenë, Kisha e Trinisë së Shenjtë, Kishë në fshatin Pendavinjë, Kishë në fshatin Çiflik, Kisha e Shën Mihalit në fshatin Liqenas, Kisha e Shën Mihalit në fshatin Gostivisht. Në Devoll: Kisha e Shën Parashqevisë në fshatin Bilisht. Në Kolonjë: Kisha e Ngjalljes së Krishtit, Kisha e Fjetjes të Hyjlindëses në Ersekë, Kisha e Profetit Ilia, Kisha në fshatin Bezhan. Në Pogradec: Katedralja, Kisha e Shën Thanasit, Kisha në Lin. Klerikët e Dioqezës së Korçës janë: atë Jani Trebicka, atë Spiro Katundi, atë Pandeli Kosta, atë Viktor Konomi, atë Dhimitër Veriga, atë Ilia Kotnani, atë Sotiraq Dinka, atë Andrea Mihali, atë Pandeli Plaku, atë Thoma Samara, atë Kristaq Viso, atë Sotiraq Bili, atë Todi Jovani, atë Vasil Vasili, atë Klimo Paço, atë Vasil Skordileva, atë Mihal Lara, atë Aleks Themelko, etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Arben Gjata, Mitropolia e Korçës dhe ndërtesa e saj, Ngjallja, Tetor 2002, faqe 4.

Besimi — Ortodoks

[cite]