Murrizi

Murrizi

(latinisht: Crataegus oxyacantha, familja Rosaceae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga lulet me gjethe dhe frytet e thata të murrizave dy dhe njëbërthamësh. Droga ka veti qetësuese; ulin tensionin e gjakut; përdoren në forma të lehta të pamjaftueshmërisë së koronareve; në dëmtimet e zemrës pas sëmundjeve infektive etj. Droga vepron pas një kohe të gjatë.

Përgatitja:
2 lugë çaji me drogë të grimcuar hidhen në 1 filxhan çaji me ujë të sapozier. Ena mbulohet dhe lihet të ftohet. Merren 2-3 doza të tilla në ditë.
Droga e murrizit përgatitet dhe si tinkturë: 20 drogë e grimcuar hidhen në 100 gr alkool 60 gradësh, mbahen në një shishe. Pas 10 ditësh kullohet përmbajtja. 20-25 pika lëng në pak ujë pihen 3 herë në ditë. Droga e ruan veprimin për 18 muaj.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Krzysztof Ziarnek, Kenraiz [CC BY-SA 4.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/4.0)], from Wikimedia Commons

[cite]