MJETET XHIRUESE TË NBËRMARRJES


MJETET XHIRUESE TË NBËRMARRJES
✤ Tërësia e fondeve xhiruese të prodhimit dhe e fondeve xhiruese të qarkullimit në ndërmarrje. M.XH. të N. janë kategori ekonomike—që shpreh marrëdhënie midis shtetit dhe ndërmarrjes lidhur me shumën e mjeteve monetare që i vihen asaj në përdorim nga shteti socialist për vazhdimin normal të procesit të prodhimit. Ato shprehen në lëndë të parë, në materiale kryesore, në produktin e pambaruar, në produktin e gatshëm e në vlera të tjera materiale e monetare. Sipas burimit të krijimit M. XH. të N. ndahen në M. XH. të veta dhe në M. XH. të huajtura. M. XH. të veta u jepen ndërmarrjeve nga shteti për të përballuar nevojat më të domosdoshme të prodhimit e të qarkullimit. M. XH. të huajtura përbëhen nga kredia bankare afatshkurtër, për të mbuluar shpenzimet me karakter stinor dhe nevojat e tjera të përkohshme në procesin e plotësimit të planit të prodhimit dhe realizimit të produkteve e të mallrave. Ato ndahen në mjete xhimese të normuara dhe mjete xhiruese të panormuara.

(B. S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mjetet Xhiruese Të Nbërmarrjes


[cite]