MONUMENTET E KULTURËS


MONUMENTET E KULTURËS
✤ Ndërtime dhe vepra me vlera historike, kulturore e artistike, që mbrohen nga shteti. Me miratimin e ligjit të vitit 1948 u shpall edhe lista e parë e M. të K. Më 1961 u vunë në mbrojtje qytetet-muze të Gjirokastrës dhe Beratit, nëntoka e Durrësit, Pazari i vjetër i Krujës. Sot përfshihen edhe qendrat historike në Tiranë, Vlorë, Korçë e Elbasan. M. e K. ndahen në: a) historike — ndërtimet, vendet dhe sendet e lidhura me ngjarjet historike dhe me figurat e shquara; b) arkeologjike; c) arkitekturore; d) artistike; e) etnografike; fLnajedisore — komplekset qytetare e fshatare^’të epokave të ndryshme, që përbëjnë tërësi historike-artistike bashkë me mjedisin natyror. M. e K. kanë vlerë si dokumente historike-shkencore dhe si vepra arti, i shërbejnë punës edukuese-kulturore. Mbrojtja shoqërohet me mirëmbajtjen dhe me restaurimin e M. të K. (shih).

(A. M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Monumentet E Kulturës


[cite]