MONUMENTI I KONGRESIT TË PËRMETIT


MONUMENTI I KONGRESIT TË PËRMETIT
✤ Një nga krijimet më të rëndësishme të skulpturës monumentale në Shqipëri, vepër e O. Paskalit (shih), përuruar në Përmet më 24 maj 1964 me rastin e 20-vjetorit të Kongresit historik. Me pak elemente arkitekturore: një bazament i lartë katror me një mbishkrim, një shtyllë bazë katrore para së cilës është statujn e «Partizanit çlirimtar» dhe lart stema e RPSSH, ai lë mbresa të forta. Statuja e partizanit në stil realist me veshje ushtarake dhe ngjeshur në armë qëndron mirë më këmbë, me duar të mbështetura në gjerdanin me fishekë, kokën lart, me tipare të hijshme burrërore shqiptare, i gjallë e me vështrimin përpara. Përgjithëson luftëtarët e Ushtrisë partizane NÇ, që me luftë kundër pushtuesve nazifashistë e tradhtarëve të vendit solli lirinë dhe sot është mburojë e atdheut, e fitoreve dhe e përparimit të popullit në fuqi.

(A. Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Monumenti I Kongresit Të Përmetit


[cite]