MONUMENTI I MUSHQETASË


MONUMENTI I MUSHQETASË
✤ Vepër e Skulptorit të Merituar Hektor Dule ngritur më 1970 në vendin ku në nëntor 1944 mbi rrugën Tiranë-Elbasan, brigadat partizane shpartalluan forcat naziste gjermane që vinin nga jugu, në një betejë me rol vendimtar në luftën për çlirimin e Tiranës. Monumenti i del papritur përpara udhëtarit në një kthesë të fortë rruge afër Ibës, duke bërë përshtypje me kompozimin dinamik dhe motivet simbolike. Ai përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë del në ballë, si skulpturë e rrumbullakët me forma të mëdha plastike dhe paraqet një grusht vigan duke shtrënguar grykën e një pushke. Pjesa tjetër, si sfond prapa saj, është një reliev në formë frize, që paraqet në mënyrë simbolike tre momente të betejës dhe ka një mbishkrim.

(A. Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Monumenti I Mushqetasë


[cite]