Motrat Cico
shqiptar ortodoks Motrat Cico Dhimitra Cico lindi në vitin 1911 në qytetin e Korçës në një familje shprestare. Që në fëmijëri u edukua me frikë Perëndie, duke ia kushtuar jetën Krishtit. Dhimitra së bashku me të motrën Marikën në vitin 1939 qenë nismëtaret për krijimin e korit të kishës së Shën Gjergjit në Korçë. Motrat Cico e kishin kthyer shtëpinë e tyre në një manastir të vërtetë. Aty mblidheshin gratë dhe bënin lutje të gjata. Motra Dhimitra u fliste për jetë shenjtorësh dhe të vërtetat e besimit ortodoks. Rihapjen e kishave Motrat Cico e pritën me gëzim të madh. Shtëpia e tyre u kthye në qendër kishtare për qytetin e Korçës. Ato së bashku me gratë shprestare luteshin ditë e natë sa herë që kisha jonë kalonte vështirësi. Motër Dhimitra fjeti më 21 shtator 1996, ndërsa Marika më 26 mars 2005. Kjo e fundit arriti që të bëhej murgeshë duke marrë emrin Marjam.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Protoprezviter Jani Trebicka, Një jetë e kushtuar Perëndisë, Ngjallja, tetor 1996, faqe 2. 2–Berta Dhimitri, Motra jonë e dashur Dhimitra, Ngjallja, tetor 1996, faqe 2.