MOZAIKU I KAPELËS SË DURRËSIT
✤ Mozaik i vetëm muror (parietal) i zbuluar në Shqipëri. Në një kapelë të vogël të ndërtuar në amfiteatrin antik në Durrës ka pasur një ansambël të tërë mozaikësh, prej të cilëve janë ruajtur dy panele vertikale në faqet e saj P e J. Në panelin e faqes P që është ruajtur fare pak, përreth figurës qendrore, një person perandorak femëror ka anash dy figura të tjera femërore, emrat e të cilave Eirene e Sofia duken ende. Duken edhe mbeturinat e dy figurave të vogla dhuruese. Më i ruajtur është paneli i faqes J, në anë është figura e shën Stefanit dhe më pas vjen pjesa kryesore me tre persona, një figurë qendrore, një basileus me tipare femërore, dy kryeengjëj anash dhe dy figura të vogla të dhuruesve anash. Sipër është një mbishkrim prej dy radhësh. Një palë studiuesish njohin në figurën kryesore të panelit J perandorin bizantin Aleksandër (v. 912-913) duke e datuar kështu mozaikun në shek. X, të tjerë shohin një figurë hyjnore me veshje perandorake dhe e datojnë në shek. VI-VII. (S.A.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mozaiku I Kapelës Së Durrësit
[cite]