MUÇ SHQIPTARI


MUÇ SHQIPTARI
✤ (Mustafa Osman Berberi, 1880-1924). Atdhetar dhe luftëtar për shkrimin dhe mësimin e gjuhës shqipe. Studimet e larta i bëri në Selanik, ku vazhdoi Fakultetin e Drejtësisë. Lindi në Elbasan. Që student, hyri në lidhje me shoqëritë patriotike. Kur u kthye në atdhe, hapi një dyqan «qelqurinash e shkresurinash», por që në të vërtetë ishte një qendër nga shpërndaheshin falas librat shqip të ardhur fshehurazi nga Manastiri. Për këtë veprimtari u ndoq nga pushtuesi osman. Populli e mbiquajti «Muç Shqiptari». Qeveritë antipopullore, duke mohuar shërbimet që ai i kishte bërë mëmëdheut, e emëruan me detyrën e shpërndarësit të postës. Vdiq në mjerim të plotë. Partia dhe pushteti popullor e kanë vlerësuar veprën e këtij patrioti dhe ai është dekoruar pas vdekjes.

(S. De.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Muç Shqiptari


[cite]