MRIKA
✤ Opera e parë shqiptare kompozuar nga Prenkë Jakova (shih). Premiera u dha më 1958 nga amatorët e Shtëpisë së Kulturës në Shkodër nën drejtimin e vetë autorit. Subjekti i saj tregon për M. një aksioniste të re mirditore, që shkon në ndërtimin e HEC «Karl Marks» dhe bëhet luftëtare kundër paragjykimeve e zakoneve prapanike. Në muzikë gjetën tingëllim intonacionet e këngës së kohës: të këngës popullore të krahinave të veriut (koret e cucave malësore), të këngës së masave (kënga e hidrocentralit) e të këngës lirike (arie e ansamble të ndryshme). Vepra është shkruar sipas tipit të operës klasike me numra muzikorë të mbyllur. Gjuha harmonike e operës është e thjeshtë, orkestra është përdorur kryesisht në funksione shoqërimi.

(Al. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mrika


[cite]