MUZETË
✤ Institucion kulturor, studimor dhe edukues që mbledh, ruan dhe paraqet lëndë e sende me vlerë historike ose shkeneore dhe të kulturës e * të arteve. Para Çlirimit në Shqipëri u bënë përpjekje nga patriotë si S. Kolea për të mëkëmbur një Muze Kombëtar (1922). Pas Çlirimit u ndërtua një rrjet i tërë M. si qendra për njohjen e propagandimin e traditave të kulturës materiale e shpirtërore të popullit dhe për qëllime shkencore e arsimore. Më 1948-1949 u hapën Muzeu Arkeologjik Kombëtar (shih) dhe Muzeu i Luftës Nacionalçlirimtare. Llojet kryesore të M. në Shqipëri janë: a) M. e përgjithshëm si Muzeu Historik Kombëtar (shih), Muzeu Kombëtar i Arsimit, M. e qyteteve e të rretheve ose qarqeve; b) M. e veçantë, si Muzeu i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Muzeu Kombëtar i Armëve, Muzeu i Artit Mesjetar’ (shih) etj.; c) M. memorialë ose shtëpitë-muze, si Shtëpia muze e Partisë, Shtëpia-muze e Vëllezëvë Frashëri (shih) etj.; d) Dhomat-muze në fshatrat. M. zhvillojnë veprimtari të ndryshme dhe bëjnë botime. (K. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Muzetë


[cite]