MUZEU I LUFTËS ANÇ I QARKUT TË GJIROKASTRËS


MUZEU I LUFTËS ANÇ I QARKUT TË GJIROKASTRËS
✤ U hap në Gjirokastër më 1966, në ndërtesën e lagjes Palorto ku ka lindur dhe kaloi vegjëlinë shoku Enver Hoxha. I kushtohet periudhës nga pushtimi italian deri në Çlirim. Pasqyrohen veprimtaria e PKSH dhe e rinisë në ish-qarkun e Gjirokastrës, lufta partizane dhe heronjtë e saj. Në dhomën ku ka lindur shoku Enver Hoxha ruhen orendi origjinale të kohës, janë paraqitur në Muze edhe arma personale dhe sende të tjera të tij. Ndërtesa është rindërtuar tërësisht mbi bazën e të dhënave dokumentare me arkitekturën karakteristike gjirokastrite, dhe me punime të gdhendjes në dru, qëndisma e shtroja.

(L. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Muzeu I Luftës Anç I Qarkut Të Gjirokastrës


[cite]