MUZEU I LUFTËS ANÇ I QARKUT TË BERATIT


MUZEU I LUFTËS ANÇ I QARKUT TË BERATIT
✤ U hap më 1960 në ndërtesën ku në tetor-nëntor 1944 ishte selia e Qeverisë së parë Demokratike të Shqipërisë. Më 1969 u zgjerua dhe u plotësua. Përmban lëndë të pasur për luftën çlirimtare kundër pushtuesve italianë e gjermanë në ish-qarkun e Beratit. Vend të veçantë zë dokumentimi i veprimtarisë së Qeverisë Demokratike. Në një dhomë jetoi dhe punoi si kryetar i saj shoku Enver Hoxha.

(K. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Muzeu I Luftës Anç I Qarkut Të Beratit


[cite]