
MUZEU I RILINDJES I GJIROKASTRËS
✤ U hap në Gjirokastër më 1969, në banesën e lagjes Dunavat ku lindën vëllezërit Bajo e Çerçiz Topulli, U kushtohet ngjarjeve dhe figurave historike të periudhës 1839-1939 në rrethin e Gjirokastrës. Nis me kryengritjet fshatare, paraqiten koha e Lidhjes së Prizrenit, veprimtaria . kryengritëse, në veçanti e vëllezërve Topulli, përpjekjet për shkollën dhe kulturën shqiptare, shoqëritë patriotike, pjesëmarrja në Luftën e Vlorës më 1920 etj. Vend të veçantë zë qëndresa popullore kundër regjimit të Zogut, fjala e shokut Enver Hoxha më 26.7.1936 në përvietorin e vdekjes së Bajc Topullit dhe lëvizja kundër pushtiinit italian.
(L. D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Muzeu I Rilindjes I Gjirokastrës
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "MUZEU I RILINDJES I GJIROKASTRËS" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/muzeu-i-rilindjes-i-gjirokastr%c3%abs