MUZIKA E DHOMËS


MUZIKA E DHOMËS
✤ Nënlloj muzike që përfshin kompozimet instrumentale e vokale për disa vegla e zëra, si romanca (për zë e piano), sonata (për piano ose dhe për vegla të tjera), trioja (për 3 vegla soliste), kuarteti (për 4 vegla ose zëra) etj. Quhet edhe muzikë për aiikambëhVlera e saj shprehet në bashkëveprimin harmonik të pak veglave të ndryshme, që luajnë pjesë me karakter kryesisht lirik. Në Shqipëri M. e Dh. lindi e u zhvillua kryesisht pas Çlirimit, në kuadrin e muzikës së realizmit socialist. Veprat e saj (triot e L. Dizdarit e T. Harapit, sonata të Ç. Zadesë etj.) karakterizohen nga larmia e figurave muzikore, lirike, heroike, festive etj. Pasqyrohen aspekte të ndryshme nga jeta e natyra shqiptare, psikologjia shoqërore socialiste, bota e brendshme shpirtërore e njerëzve etj. Në përgjithësi, muzika shqiptare e. dhomës është trajtuar në lidhje të ngushtë me folklorin dhe dallohet për koloritin kombëtar e frymën popullore.

(F. Hy.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Muzika E Dhomës


[cite]