MUZIKA PËR FËMIJË


MUZIKA PËR FËMIJË
✤ Vepra muzikore të krijuara për t’u dëgjuar e për t’u interpretuar prej fëmijëve në përputhje me veçoritë e aftësitë perceptuese e mundësitë ekzekutuese të tyre. Krijimet e para të M. për F. në vendin tonë janë këngët e fillimit të shek. XX, të lidhura me veprimtarinë e atdhetarëve për shkollat shqipe. Gjatë Luftës ANÇ u bë shumë e njohur kënga «0 i vogël o partizan». Pas Çlirimit është krijuar një fond i pasur me këngë dhe për ato organizohen festivale të veçanta. Janë lëvruar edhe .gjini të tjera, si cikle me pjesë pianistike për fëmijë, pjesë instrumentale (miniatura, valle, prelude, marshe) e orkestrale (suita, valle, uvertura). Qysh në vitet pesëdhjetë dolën krijimet e para skenike për fëmijë (melodrama, përrallat muzikore, komedia muzikore, opereta, suita simfonike me program). Në vitet 60-70 u krijuan vepra të tjera orkestrale me program kushtuar fëmijëve, si dhe një numër i madh veprash skenike duke ipërfshirë baletet. M. për F. ka zënë një vend të rëndësishëm edhe në filmat për fëmijë: «Beni ecën vetë» «Lulëkuqet mbi mure», «Partizani i vogël Velo», «Debatiku», «Lugina e pushkatarëves etj. (S. Ka.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Muzika Për Fëmijë


[cite]