MUZIKA INSTRUMENTALE
✤ Gjini muzikore qëluhen me vegla nga solistë ose orkestra, që nga miniaturat instrumentale (prelud, valle, variacion etj), balada, sonata, rapsodi, suita, uvertura, koncerti, kuarteti, trioja etj. e deri te simfonia. Veprat e para të M. I. të kultivuar shqiptare që njihen janë të fundit të shek. XIX, kryesisht krijime për orkestër frymore, dhe më pas përshtatjekëngësh popullore e patriotike për bandë e fanfarë. Në shekullin tonë ngrihen disa formacioneinstrumentale e orkestrale dhe ushtrojnë veprimtarinë pak solistë instrumentistë. Kësaj etape i përkasin fillimet e krijimtarisë së kompozitorëve të rinj, shfaqen edhe kërkesat për një lloj organi?imi strukturor e mbështetje në veçori harmonike e melodike të muzikës popullore. Zhvillimi i vërtetë i M. I. shqiptare nis me çlirimin e vendit dhe fitoren e revolucionit popullor. Në vitet e para (1945-1955), përpunohet me parime profesionale muzika popullore, përsosen më tej teknika krijuese dhe interpretuese, krijohen të parat poema simfonike, fantazi e valle urkestrale. Në dhjetëvjeçarin 1955-1965 ato pasohen nga simfonia e parë, koncerti instrumental, veprat orkestrale me program etj. Zhvillimi i rapsodisë, fantazisë, valles simfonike, lindja e sonatës, e trios instrumentale, baladës, cikleve pianistike, kultivimi i mëtejshëm i simfonisë, poemës simfonike, koncertit, suitës, uverturës në vitet në vazhdim lidhen me ndihmesën e një radhë kompozitorësh, me ngritjen e orkestrave profesioniste: Orkestra e Filarmonisë Shqiptare, Orkestra e RTV, orkestrat e rretheve dhe amatore, si dhe me veprimtarinë e një radhë interpretuesish (Lola Gjoka, Ymer Skënderi, Margarita Kristidhi etj). Një shtytje të veçantë i dhanë M. I. koncertet, krijimtaria dhe ekzekutimi u vunë në baza më të përparuara. Kompozitorë të rinj, krahas me të tjerët, krijuan një numër të gjerë veprash instrumentale të të gjitha llojeve. Ndihmesë të madhe për njohjen e propagandimin e ‘kësaj muzike dhanë solistët interpretues Ibrahim Madhi, Gëzim Laro, Muharrem Denisi etj.
(S. Ka.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Muzika Instrumentale
[cite]