MUZIKA POPULLORE
✤ Tërësia e krijimeve muzikore, që jetojnë e trashëgohen si pjesë e folklorit. M. P. shqiptare ka origjinalitet etniko-kombëtar, i cili shprehet para së gjithash, në sistemin intonativ-modal të saj. Ndërtohet në katër gjini kryesore tonale: pentatonike, diatonike, kromatike, enharmonike. Ndërtim pentatonik ka, zakonisht, polifonia, ndërtim diatonik — si rregull ka homofonia, ndërtim kromatik — përgjithësisht M. P. qytetare; ndërtim enharmonik — M. P. vokale dhe një pjesë e muzikës instrumentore, kryesisht ajo që ekzekutohet me vegla frymore të patemperuara si: fyelli, cylja dyjare etj. Mes zërave të formacionit polifonik, vokal e instrumental, herë përdoret parimi i imitacionit dhe herë ai i kontrastit. Bashkëtingëllimet harmonike në asnjë rast nuk përfaqësojnë akorde të plota, sikurse ndodh, p.sh. në muzikën klasike. Ato janë të karakterit modal e jo tonal. Karakteri i bashkëtingëllimeve harmonike më shpesh është minor, çka përbën një tipar kombëtar. Organizohet në masa ritmike të thjeshta (dypjesëtuese: 2/8, 2/4 etj., tripjesëtuese: 3/8, 3/4 etj.); të përbëra katërpjesëtuese: 4/8, 4/4 etj; gjashtëpjesëtuese: 6/8, 6/4 etj); të përziera (pesëpjesëtuese: 5/8, 5/4 etj., shtatëpjesëtuese: 7/8, 7/4 etj., nëntëpjesëtuese: 9/8 etj., dymbëdhjetëpjesëtuese: 12/8, 12/4 etj.) dhe në masa ritmike të lira: rubato ose ad libitum. Nga pikëpamja e përmbajtjes ideoemocionale mund të jetë: lirike, epike, dramatike. Ka dallime ndërmjet M. P. të burrave dhe asaj të grave, ndërsa nga pikëpamja e mjedisit shoqëror veçohet M.P. qytëtare (shih). M. P. vokale është homofonike (me një zë) në Shqipërinë e V e të Mesme dhe polifonike (me shumë zëra) në Shqipërinë e J. Stilet dalluese të saj janë të shumta si, p.sh.: kuksiani, dibrani, matjani etj., (për muzikën homofonike); myzeqari, labi, çami etj. (për muzikën polifonike); beratasi, elbasanasi, gjakovari etj. (për muzikën qytetare). Ekzekutohet solo, në grup, solist e grup, pa shoqërim me vegla ose me shoqërim etj. Një pjesë e saj (polifonia labe në tërësi dhe pjesërisht polifonia .myzeqare, skraparllite, devollite, çame etj.) nuk e njeh shoqërimin instrumentor, dukuri kjo e një origjine të lashtë. Një pjesë tjetër (liomofonia në tërësi) shoqërohet me vegla muzikore. M. P. instrumentore në gjithë vendin luhet si në homofoni edhe në polifoni. Karakteristike për të janë veçanërisht: a) pjesët instrumentore me çifteli (në Shqipërinë e V, Kosovë etj.); b) pjesët e ahengut që janë praktikuar në qytetet e ShqU_^ përisë së Mesme, të Kosovës etj.; c) pjesët baritore me fyej; ç) kabatë, të njohura sidomos në disa qytete të Shqipërisë së J etj. Ekzekutohet nga katër grupe kryesore veglash muzikore idiofone, membranofone, aerofone, kordofone (shih: Veglat muzikore popullore M. P. shqiptare (vokale dhe instrumentore) ka një unitet të përgjithshëm. Homofonia dlie polifonia, ndonëse përfaqësojnëformacionemuzikoretë ndryshme, afrojnë në ndërtimin moao-tonal: grada e shtatë nën notën bazë, terca e vogël mbi notën bazë etj. Lidhje intonative e ndërtimore të ngushta ruajnë sidomos muzika vokale dhe ajo instrumentore: herë-herë ajo instrumentore s’bën gjë tjetër veçse zhvillon ato tipare që janë themelore për muzikën vokale. Afritë janë mjaft të ndjeshme edhe mes muzikës fshatare dhe asaj qytetare (p.sh. gjirokastrite, vlonjate etj.), por në raste të tjera shfaqen vetëm të tërthorta (si, p.sh., mes muzikës fshatare dhe asaj qytetare beratase, elbasanase, tiranase, shkodrane, gjakovare, prizrenase etj.). Tipare të përbashkëta kanë edhe muzika e grave dhe ajo e burrave. Me hulumtime rreth M. P. shqiptare janë marrë ndër të tjerë R. Sokoli (Folklori muzikor shqiptar), L. Antoni, B.Kruta etj.
(S. Shi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Muzika Popullore
[cite]