MUZINA
✤ Fshat në rrethin e Sarandës (L), në faqen P të Qafës së Muzinës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Pecë, Kardhikaq, Krongj e Dhrovjan; popullsia gjithsej 1404 banorë. Fshati i M. lindi si stacion rrugor (kishte një han të vjetër për strehimin e udhëtarëve dhe për ndërrimin e kuajve) në qafën me të njëjtin emër, që ka një pozicion gjeografik shumë të volitshëm; gjatë mesjetës e më vonë këtej kalonin rrugët e karvanëve nga Bregdeti e Delvina për në Gjirokastër dhe Janinë. Këshilli NÇ u ngrit në mars 1943. Gjatë Luftës ANÇ janë bërë luftime të shumta e të përgjakshmeyAidomos kundër nazistëve gjermanë. U çlirua më 11.10.1944. M. është qendër e koop. bujqësore qëmban emrin «J. V. Stalin», formuar më 1957. Drejtimi kryesor i ekonomisë është blegtoria, bletaria. Rriten ullinjtë, pemët frutore. M. ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Muzina


[cite]