NBËRMARRJA E QILIMAVE KORÇË
✤ Ndërmarrja më e madhe e prodhimit të qilimave, sixhadeve e llojeve të tjera të shtrojave; ndërmarrje «Hero i Punës Socialiste». U krijua më 1967 mhi hazën e koop. së leshpunueseve (1946), duke ruajtur e zhvilluar më tej traditat e punimit të qilimave në Korçë. Koop. prodhonte qilima të thjeshtë e kuverta leshi si dhe stof leshi me vegjë. Më vonë u prodhua litar, samaroskut, shajak etj. Më 1957 filloi prodhimi i qilimave artistikë, dhe më vonë ai i sixhadeve për eksport. Më 1962 u prodhua edhe kanavacë. Pjesa më e madhe e qilimave dhe e sixhadeve eksportohet.
(K.Fa.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Nbërmarrja E Qilimave Korçë
[cite]