NBËRMARRJA E NDËRTIMIT TË HIDROCENTRALEVE


NBËRMARRJA E NDËRTIMIT TË HIDROCENTRALEVE
✤ Ndërmarrje e specializuar për ndërtimin e HEC, e ngritur më 1949. Vepra e parë që ndërtoi N.N.I-I. është HEC «V. I. Lenin» në Lanabregas. Vazhdoi veprimtarinë në ndërtimin e HEC më të mëdha në Mat, Bistricë dhe në Drin. Sot merret me dërtimin e HEC «Enver Hoxha» në Koman, ndërmarrje «Hero i Punës Socialiste,» N.N.H. ka sot një park të fuqishëm makinash e pajisjesh, sidomos mjete transporti të mëdha me aftësi deri 35 tonë, makineri ndërtimi si ekskavatorë, buldozerë, vinça, rula të ndryshëm për ngjeshje, autobetonierë, betonopompa etj, Për ndërtimin e veprave ngrihen nyjat e prodhimit të lëndëve inerte e të betonit, përdoren pajisje çimentimi bashkëkohore etj. Teknologjia e ndërtimit të veprave të HEC është mjaft e përparuar.

(LA.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nbërmarrja E Ndërtimit Të Hidrocentraleve


[cite]