NDËRFUSHASI


NDËRFUSHASI
✤ Fshat në rrethin e Mirditës, në VL të pellgut të Ndërfanës, midis lumenjve Fani i Madh dhe Fani i Vogël. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Gëziq, Bukmirë, Livadhëz, popullsia gjithsej 2191 banorë. Është fshat i vjetër, me emrin Ndërfandinë bënte pjesë në shtetin e Arbërit (shek.XII). Në VL të N. ndodhet një kanal 3 km i gjatë, ndërtim arkitektonik i shek. XVIII. U çlirua në tetor 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. N. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, rritjen e pemëve frutore. Në blegtori rriten të imëtat dhe gjedhi. N. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërfushasi


[cite]