NDËRMARRJA BUJQËSORE 8 NËNTORI MALIQ


NDËRMARRJA BUJQËSORE 8 NËNTORI MALIQ
✤ U krijua më 28.1.1950 në 605 ha tokë, të përfituar nga bonifikimi i kënetës së Maliqit, sot ka një sipërfaqe mbi 4 herë më të madhe. Për rezultatet e arritura është shpallur «Heroinë e Punës Socialiste». Drejtimi kryesor i ekonomisë janë: drithërat e bukës, panxharsheqeri dhe gjedhi për qumësht e mish. Është një ndër ekonomitë më të dalluara të vendit dhe shërben si shkollë e përhapjes së përvojës së përparuar për zbatimin e teknikës moderne në rritjen e grurit dhe panxharsheqerit. Më 1982 u prodhuan rreth 6 herë më shumë drithëra buke se më 1960, me rendimente të larta në grurë mbi 60 kv/ha, ndërsa më 1982 në një sipërfaqe prej 5 ha arriti 117 kv/ha. Për panxharsheqerin rendimenti mesatar ishte 436 kv/ha, duke marrë në njësi të veçanta mbi 600 kv/ha. Më 1982, kundrejt v. 1960, prodhimi i përgjithshëm gati u pesëfishua.

(Ko.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërmarrja Bujqësore 8 Nëntori Maliq


[cite]