NDËRMARRJA E PËRHAPJES SË LIBRIT


NDËRMARRJA E PËRHAPJES SË LIBRIT
✤ Enti shtetëror qendror në RPSSH për tregtimin e librit e të shtypit, në varësi të Ministrisë së Arsimit e të Kulturës. U krijua më 1965 mhi bazën e degëve dhe sektorëve përkatës të ndërmarrjes shtetërore të botimeve «Naim Frashëri». Emërtimet e saj kanë ndryshuar disa herë. Përhap dhe propagandon të gjitha botimet shqiptare (librin, periodikun dhe shtypin). Degët e lihrit në rrethe,. varen për veprimtarinë e tyre ekonomiko-financiare nga komitetet ekzekutive të k. p. të rretheve. Jashtë vendit vepron në bazë të marrëveshjeve dypalëshe me firmat e libraritë e huaja. Ajo bën gjithashtu të gjitha porositë e importit për librat, periodikët e shtypin e huaj, duke plotësuar kërkesat e institucioneve dhe të ndërmarrjeve të ndryshme. Për qëllime propagandimi e informuese boton katalogë, fletëpalosje etj.

(Es. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërmarrja E Përhapjes Së Librit


[cite]