NDËRMARRJA RSUGA-URA
✤ Një nga ndërmarrjet e para të ndërtimit në vend, e krijuar më 1948 me emërtim Ndërmarrja shtetërore e ndërtimit nr.2. Më 1947 mori emrin Ndërmarrja shtetërore e ndërtimit të rrugëve. Në fillim u mor me rindërtimin e të gjitha urave dhe rrugëve të shkatërruara nga lufta dhe më vonë me përmirësimin e rrugëve automobilistike kombëtare dhe me ndërtimin e rrugëve dhe urave të reja. Kishte edhe një bazë të fuqishme mekanike, që merrej me riparimin e makinerive për ndërtimin e rrugëve dhe urave, e cila më 1954 u shkëput më vete (Ofiçina e automjeteve të ndërtimit OAN). Më 1969 u shkëput veprimtaria e ndërtimit të rrugëve, duke u kriiuar Ndërmarrja e ndërtimit të rrugëve me qendër në Elbasan, ndërsa në Tiranë u krijua Ndërmarrja e asfaltimeve dhe e ndërtimit të urave. Më 1980 kjo ndërmarrje u nda në Ndërmarrjen e asfaltimeve dhe në Ndërmarrjen e ndërtimit të urave.
(Mi.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ndërmarrja Rsuga-Ura
[cite]