NDËRMARRJA SHTETËRORE SOCIALISTE


NDËRMARRJA SHTETËRORE SOCIALISTE
✤ Qraliza bazë e ekonomisë ku zënë fill e realizohfu marrëdhëniet socialiste në prodhim, vihet në jetë politika ekonomike e Partisë dhe zbatohen planet skonomike shtetërore.’ N.SH.S. është një kolektiv punonjësish i bashkuar mbi bazën e ideologjisë marksiste-leniniste, të pronës socialiste mbi mjetet e prodhimit dhe të punës së përbashkët, njësi tekniko-prodhuese që ka për qëllim prodhimin e të mirave materiale ose kryerjen e shërbimeve; është person juridik me të drejta, detyra dhe përgjegjësi të caktuara. N.SH.S. krijohen dhe organizohen nga shteti sipas ndarjes shoqërore të punës, pajisen nga shteti me mjete kryesore dhe mjete xhiruese, të cilat duhet t’i administrojnë në mënyrë racionale dhe me efektivitet, udhëhiqen nga interesat e përgjithshme të shoqërisë që gjejnë pasqyrim në planin unik e të përgjithshëm shtetëror. Ato ndërtohen e funksionojnë në bazë të parimit të centralizmit demokratik dhe drejtohen sipas parimit të drejtimit unik. N.SH.S. u ngritën në vitin 1946, ndërsa në mars 1947 me dekretligj u organizuan mbi bazën e parimit të drejtimit ekonomik me llogari më vete.

(F.I.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërmarrja Shtetërore Socialiste


[cite]