NDËRMARRJA TREGTARE E ASTIKUJVE TË NDRYSHËM
✤ (NTAN). Ndërmarrje socialiste me rrjet të gjerë për qarkullimin e mallrave të konsumit të shitjes me pakicë dhe për kryerjen e disa shërbimeve për popullin (mallra ushqimore, mallra joushqimore, prodhimi dhe tregtimi i produkteve të ushqimit social, administrimi i hoteleve). NTAN është person juridik dhe ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me planin ekonomik të shtetit. Si rrjedhojë e shtimit të qarkullimit të mallrave numri i NTAN ka ardhur duke u rritur. Pesha e qarkullimit të mallrave me pakicë të tyre, në vëllimin e përgjithshëm të qarkullimit të mallrave me pakicë në Shqipëri në vitin 1982 ishte rreth 40%.
(B. Çe.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ndërmarrja Tregtare E Astikujve Të Ndryshëm
[cite]