NDËRMARRJA TREGTARE E USHQIMIT SOCIAL
✤ (NTUS). Njësi ekonomike e specializuar për prodhimin dhe tregtimin e mallrave ushqimore, që përgatiten në restorantet, gjellëtoret, mensat, punishtet e ëmbëlsirave, të pijeve freskuese etj. NTUS administron edhe hotelet me përjashtim të atyre të turizmit. Është person juridik dhe ushtron veprimtarinë në bazë të detyrave të planit të shtetit.
(H.Vu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ndërmarrja Tregtare E Ushqimit Social
[cite]