NDËRMARRJET GJEOLOGJIKE


NDËRMARRJET GJEOLOGJIKE
✤ Ndërmarrje që merren me kërkimin dhe zbulimin e vendburimeve të mineraleve të dobishme. Janë ndërtuar kryesisht mbi baza territoriale dhe kryejnë punime kërkimi e zbulimi për të gjitha llojet e mineraleve në trevat që mbulojnë. Veç këtyre në vendin tonë veprojnë edhe N.Gj. të profilizuara, si ndërmarrjet e kërkimit të naftës e të gazit ndërmarrjet gjeofizike, ndërmarrjet hidrogjeologjike, të gjeologjisë inxhinierike etj. N. Gj. kryejnë të gjitha llojet e punimeve përkatëse, si punime minerare, shpime, rilevime gjeologjike etj. mbi bazën e projekteve të miratuara dhe përfshijnë ekspedita, ekipee brigada. Pas përfundimit të punimeve përpilohen raportet gjeologjike bashkë me llogaritjen e rezervave të zbuluara , të cilat mbrohen në Komisionin shtetëror të rezervave të mineraleve të dobishme (shih) pranë Këshillit të Ministrave.

(H.Ca.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërmarrjet Gjeologjike


[cite]