NDËRTESA E KQ TË PPSH TIRANË
✤ U projektua më 1953-1955 nga Ndërmarrja e projektimeve e Ministrisë së Ndërtimit dhe është zbatuar nga kolektivi punonjës i N. N. «21 Dhjetori» Tiranë Është ngritur në anën P të bulevardit «Dëshmorët e Kombit». Ka trajtën e një U-je me pamje kryesore nga L dhe me gjatësi 80 m, ndërsa dy krahët anësorë me gjatësi 53 m. Ka 4 kate me shumë dhoma pune, salla të ndryshme, bibliotekën dhe të gjitha mjediset e tjera të nevojshme, të plotësuara edhe me pjesët inxhinierike. Ndërtesa ka fizionomi të qetë e të pastër dhe një zgjidhje të përshtatshme për funksionin e vet, me vlera arkitektonike. Veprës i është dhënë «Çmimi i Republikës».
(E.Do.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ndërtesa E Kq Të Ppsh Tiranë
[cite]