NDËRTESAT E BANIMIT


NDËRTESAT E BANIMIT
✤ Ndërtesa që shërbejnë për strehim dhe për zhvillimin e veprimtarive jetësore të njerëzve (pushim, ngrënie, fjetje etj.). N. e B. mund të jenë për një ose shumë familje. Ndërtesat njëfamiljare ngrihen kryesisht në fshatra ose qendra të vogla të banuara. Ndërtesat shumëfamflj are ngrihen si në qytet dhe në fshat. Në të kaluarën N. e B. kanë qenë kryesisht godina për një familje. Në një numër shumë të kufizuar janë ndërtuar dhe N.B. shumëfamiljare. Si materiale ndërtimi tradicionale kanë qenë përdorur guri, druri, tjegulla, tulla e pjekur dhe e papjekur. Elementët arkitekturorë të përdorur në brendinë e banesës me gur të gdhendur, dru të punuar e hekur të rrahur e bëjnë banesën popullore (shih) dëshmi të kulturës së hershme të banimit të popullit tonë. Nevojat e mëdha për banim pas Çlirimit diktuan ndërtimin e N. të B. Ndërtesa të reja banimi në Korçë shumëfamiljare, të cilat përbëjnë sot dhe vëllimin më të madh të ndërtimeve të reja. Hyrja ose apartamenti i banimit për një familje, që është elementi përbërës i banesës shumëfamiljare, ka dhomën ose dhomat e gjumit, dhomën e ndenjjes me aneksin e gatimit, banjën, korridorin dhe ballkonin ose llozhën. Si material ndërtimi përdoren tullat, betonarmeja, lënda e drurit dhe materialet dekorative e veshëse. Në përgjithësi N. e B. shumëfamiljare ndërtohen në blloqe banimi duke përfshirë rrjetin tregtar, shëndetësor, kulturor e komunal. Në këto ndërtime përdoren në shkallë të gjerë elementët e parapërgatitur horizontalë e vertikalë dhe, duke filluar nga v.1975, _një pjesë e madhe e N. të B. janë ngritur plotësisht me elementë të parapërgatitur të prodhuar në uzinën përkatëse që ndodhet pranë Kombinatit të Materialeve të Ndërtimit «J.Pashko» në Tiranë.

(Kl.K.—Fr.L.—Il.F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërtesat E Banimit


[cite]