NDËRTIMET SHËNDETËSORE


NDËRTIMET SHËNDETËSORE
✤ Ndërtime, në të cilat vendosen institucione për pranirnin e të sëmurëve e mjekimin e tyre, si dhe për veprimtari të tjera të shëndetësisë. Studimi, projektimi dhe ndërtimi i N.Sh. bëhet sipas karakterit të institucionit shëndetësor: spitale të përgjithshme ose të specializuara, poliklinika, shtëpi lindjeje, qendra dezinfektimi, qendra epidemiologjike, klinika dentare, farmaci, këshillimore, çerdhe etj. Sot N.Sh. projektohen e ndërtohen duke pasur parasysh kërkesat e mjekësisë bashkëkohore me materiale ndërtimore që plotësojnë kushtet për pastërti dhe higjienë maksimale. Ndër N.Sh. më të mira të ndërtuara pas Çlirimit përmenden: Spitalet Nr.l, 3 dhe 5 në Tiranë, Instituti për sëmundjet e mushkërive në Tiranë, spitalet në Gjirokastër, Peshkopi, Sarandë, Berat, Përmet, Pogradec etj., shtëpia e lindjes në Durrës, spitalet e pediatrisë në Tiranë, Vlorë etj., Qendra e dhurimit të gjakut në Tiranë etj.

(Kl.K.—Fr.L.—Il.F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërtimet Shëndetësore


[cite]