NDËRTIMET SHKOLLORE
✤ Ndërtesa për institucione mësimore e edukuese. Studimi, projektimi dhe ndërtimi i N.SH. bëhet sipas natyrës së shkollave: të përgjithshme ose profesionale (industriale, bujqësore, pedagogjike, ushtarake, të arteve të bukura etj.), tetëvjeçare ose të mesme e të larta etj. N.SH. projektohen e ngrihen kryesisht me projekte -tip, me klasa të përshtatshme e mjedise të tjera sipas kërkesave funksionale. Ndër N.SH. më të mira përmenden: shkollat e mesme të përgjithshme të ngritura në qytetet e ndryshme të vendit, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Instituti iLartë Bujqësor në Tiranë, Shkolla emesme e gjuhëve të huaja «Asim Vokshi», Shkolla e mesme teknologjike dhe Shkolla e mesme e ndërtimit «8 Nëntori» në Tiranë, institutet e larta pedagogjike në Shkbdër, Elbasan e Gjirokastër etj.
(Kl.K.—Fr.L.—Il.F.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ndërtimet Shkollore
[cite]