NDËRTIMET SHOQËRORE


NDËRTIMET SHOQËRORE
✤ Objekte që shërbejnë për të plotësuar kërkesat për veprimtari ‘të përbashkëta shtetërore, kulturore, sportive, shkencore, tregtare e të shërbimeve të ndryshme komunale. Nga e kaluara Shqipëria trashëgoi një numër të vogël N.SH. Gjatë planeve pesëvjeçare pas Çlirimit u bënë N.SH. të shumta, në bazë programesh të studiuara e të rregullta ndërtimore, me kushte të mira për zhvillimin e veprimtarive që kryhen në to. Ato shërbejnë edhe për zbukurimin e mjediseve ku ndërtohen. Shembuj të arritur të N.SH. janë Muzeu Historik Kombëtar dhe Pallati i Kulturës në Tiranë, Muzeu i Skënderbeut në Krujë, ndërtesa e Komitetit Qendror të PPSH, hotelet e turizmit në shumë qytete të vendit etj.

(Kl.K.—Fr.L.—II.F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërtimet Shoqërore


[cite]