NDËRTIMI I MINIERAVE
✤ Projektimi dhe ngritja e objekieve nëntokësore e sipërfaqësore në një fushë minerare për ta bërë të gatshme për shfrytëzim. Punimet nëntokësore që bëhen për hapjen e minierës përfshijnë puset, traverbanket, dishenderitë etj. Objektet sipërfaqësore që përbëjnë sheshin industrial të minierës janë kullat e puseve, pajisjet për transpoFt e depozitim të mineralit, ndërtesat e makinave ngritëse etj.
Në vitet e para pas Çlirimit minierat e reja u hapën me pajisjet ekzistuese. Për të përballuar zhvillimin e vrullshëm të ind. nxjerrëse më 1964 u krijua Ndërmarrja e Ndërtimit të Minierave (NNM) me sektorin përkatës të projektimit. Sot ndërtohen me forcat e veta të gjitha objektet nëntokësore në kushte gjeologo-minerare të ndryshme. Përdoret teknikë e teknologji e përparuar, duke përfshirë metodat e posaçme të ndërtimit me ndërhyrje paraprake në shkëmbinjtë anësorë, si ngrirja e shkëmbinjve ujëmbajtës, çimentimi paraprak i shkëmbinjve të shkrifët etj. N. i M. po mbështetet gjithnjë e më mirë në studime e projektime shkencore. Për këtë jep ndihmesë edhe Instituti i Studimeve dhe i Projektimeve të Minierave (shih).
(H.S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ndërtimi I Minierave