NDËRMARRJA BUJQËSORE ENVER HOXHA PLASË
✤ N B e krijuar në vitin 1983 mbi bazën e KTL të Plasës (shih) me 3154 ha tokë. Për arritjet e shënuara është shpallur Heroinë e Punës Socialiste. Me vendim të Plenumit XI të KQ të PPSH në prill 1985 iu dha emri i shokut Enver Hoxha. Drejtimi kryesor i ekonomisë janë drithërat e bukës, panxharsheqeri dhe patatja. Më 1982 prodhimi i përgjithshëm bujqësor u rrit 2 herë, vlefta e vjeteve kryesore 3 herë. Me porosi itë drejtpërdrejtë të sh. Enver Hoxha në NB Plasë më 1972 u krye studimi «Mbi përqendrimin e specializimin e prodhimit dhe vendosja e qarkullimeve bujqësore». NB e Plasës është një nga ekonomitë më të dalluara të vendit, që shërben si shkollë për përhapjen e përvojës së përparuar, veçanërisht në fushën e organizimit e drejtimit të prodhimit bujqësor. Më 1983 nga e gjithë sipërfaqja e mbjellë me grurë u morën mesatarisht 64 kv/ha, panxharsheqeri 520 kv/ha, ndërsa patate u morën për të gjithë sipërfaqenmesatarisht 245 kv/ha.
(Ko.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ndërmarrja Bujqësore Enver Hoxha Plasë
[cite]