NDËRMARRJA E MONTIMEVE INDUSTRIALE


NDËRMARRJA E MONTIMEVE INDUSTRIALE
✤ Ndërmarrje në varësi të Ministrisë së’ Ndërtimit, e specializuar për kryerjen e punimeve të montimit në veprat industriale. U krijua më 1.10.1963 me qendër në Tiranë dhe nae kantiere e sektorë pranë veprave. Merret me montimin e pajisjeve e të makinerive teknoiogjike, me ndërtimin e linjave e të tubacioneve dhe instalimeve elektrike etj., në vepra të ind. metalurgjike, energjetike, minerare, kimike etj. Ka edhe Bazën mekanike. ku prodhohen pajisje e makineri për mekanizimin e punimeve të ndërtimit, si dhe për vepra të plota të prodhimit të materialeve të ndërtimit.

(Ll.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërmarrja E Montimeve Industriale


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "NDËRMARRJA E MONTIMEVE INDUSTRIALE" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/nd%c3%abrmarrja-e-montimeve-industriale