NDARJA ADMINISTRATIVE TOKËSQRE


NDARJA ADMINISTRATIVE TOKËSQRE
✤ Ndarja e hapësirës tokësore të shtetit në njësi or^anizative administrative të caktuara, në të cilat krijohen dhe veprojnë këshillat popullorë, / komi-tetet ekzekutive të tyre si edhe organey e tjera lokale të aparatit shtetëror. Njësitë tokësore administrative në të cilat është ndarë sot territori i RPSSH janë: rrethet, qytetet, lagjet e qyteteve, fshatrat e bashkuara dhe fshatrat (N. 1 i Ligjit «Për këshillat popullorë Nr. 6068, dt. 24.XII.1979). Kjo ndarje ka për qëllim kryesor sigurimin e pjesëmarrjes sa më të gjerë të masave punonjëse në drejtimin si të veprimtarisë shtetërore të përgjithshme, ashtu edhe të asaj lokale. Përpara Çlirimit Shqipëria ndahej administrativisht në fshatra, komuna, nënprefektura dhe prefektura.

(Z.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndarja Administrative Tokësqre


[cite]