Nejça e përdredhur
Nejça e përdredhur
(latinisht: Polygonum bistorta, familja Poligonaceae)
Përdorimi:
Rizomat e thara të bimës përdoren si drogë. Bima rritet në livadhe me lagështi në zonën subalpine. Përdoret kundër diarresë. Ka shumë tanine, aq sa lëvorja e dushkut, frytet e boronicës. Shërben si mjet rrudhës dhe jargëzues në pezmatimet e zorrëve; në formë gargare në pezmatimet e zgavrës së gojës dhe të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Përgatitja:
1-2 lugë çaji me drogë hidhen në ½ gotë ujë të sapozier. Përzierja mbulohet me kapak dhe lihet 30 minuta; lëngu kullohet dhe pihet. Merren 2-3 doza të tilla në ditë deri në normalizimin e gjendjes. Droga e ruan veprimin për 2 vjet.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Jerzy Opioła [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC BY-SA 4.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/4.0)], from Wikimedia Commons