Nikita Shqiptari

Nikita Shqiptari

shqiptar ortodoks Nikita Shqiptari (1770-1809) ka lindur rreth viteve 1760-1770 në krahinën e Shpatit nga prindër kriptokristjanë. Në moshën rinore vajti në Malin e Shenjtë në Skitin e Shën Anës dhe u bë kallogjer. Vite më vonë vendoset në Manastirin e Shën Pandelejmonit ku mori gradën priftërore. Ai kishte dëshirën që të bëhej misionar i përhapjes së Ungjillit të Krishtit. Pasi braktisi manastirin ka predikuar në krahinën e Seresit dhe të Dhramës në Greqi. Puna misionare e tij ra në sy të autoriteteve turke, të cilët e arrestuan. Pas torturave çnjerëzore e ekzekutuan me varje më 19 shkurt të vitit 1809. Lipsani i Shenjtit ruhet në Skitin e Shën Anës në Malin e Shenjtë. Kisha ortodokse e kremton këtë martir më 19 shkurt.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Dhimitër Beduli, Hierodëshmori oshënar Nikita Shqiptari, Ngjallja, janar 1994, faqe 3.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]