NISMAT REVOLUCIONARE


NISMAT REVOLUCIONARE
✤ Shprehje e qëndrimit socialist ndaj punës e pronës që karakterizon njeriun tonë të ri. Ato i gjejmë shpeshherë në gjirin e klasës punëtore e të masave të tjera punonjëse, të cilat në këto raste shumëfishojnë përpjekjet për të arritur disa muaj ose disa vjet më parë treguesit kryesorë ekonomikë të planifikuar, për të plotësuar e tejkaluar detyrat ekonomike, për të kursyer lëndën e parë e materialet, për të bërë shpikje e racionalizime deri në ngritjen e linjave dhe reparteve të reja të prodhimit. Të shumta kanë qenë nismat për të zbatuar metoda e forma të reja organizimi në punë për revolucionarizimin e prodhimit në përgjithësi. Një varg nismash revolucionare janë marrë edhe për probleme ideologjike, kulturore e shoqërbre. Nismat e ndërmarra nga individë ose kolektiva të veçantë shpesh përkrahen dhe gjejnë jehonë në kolektiva të tjerë, të cilët ndërmarrin aksione konkrete me përmbajtje të thellë politike, ideologjike dhe ekonomiko-shoqërore, duke i shndërruar kështu në lëvizje të mëdha revolucionare të masave punonjëse (shih: «Lëvizjet ideologjike për thellimin e revolucionit socialist»).

(D.Sa.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nismat Revolucionare


[cite]