NJË MAJI
✤ (Moglica). Fshat në rrethin e Korçës, në bregun e djathtë të 1. Devoll. Qendër e fshatit të bashkuar ku përfshihen dhe fshatrat: Maliqi i Oparit, Gopesh dhe Dobërçan; popullsia gjithsej 2024 banorë. Fshati i ri u ngrit pas rrëshqitjes së tokës, më 1977 që e shkatërroi tërësisht fshatin e vjetër Moglicë dhe banorët i morën shtëpitë falas nga shteti. Në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX në këtë zonë kanë vepruar çetat e Shahin Matrakut dhe të Kajo Babjenit. Më 1942 u ngrit këshilli dhe çeta e parë partizane. Në qershor 1944 u zhvilluan luftime të ashpra te ura e Moglicës. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. «Një Maji» është qendër e koop. së bashkuar. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit dhe rritja e bagëtisë së imët. Ka shkollë të mesme bujqësore, vatër kulture, shtëpi-muze, spitai, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Një Maji
[cite]