NJEHSIMI I ORËS


NJEHSIMI I ORËS
✤ Ndarja e ditës në pjesë më të vogla. Si njësi kohore për vlerësimin e orës në praktikë është pranuar dita mesatare dieIlore (periudha ndërmjet dy kulmimeve të sipërme të njëpasnjëshme të Diellit mesatar ekuatorial). Kur Dielli ndodhet në pjesën veriore të meridianit të pikës, ora lokale është 0 (mesnata mesatare). Sistemi lokal ka përdorim të kufizuar.

Në shkallë ndërkombëtare është pranuar sistemi GMT (Greenwich Mean Time), që përfaqëson orën mesatare diellore në meridianin e. Grinuiçit (Angli). Përdorimi i kësaj ore në shtetet larg këtij meridiani do të bënte që mesdita e vërtetë të mos përputhej me tregimin 12 të orës. Për të shmangur këtë zhvendosje, shtetet në L të Grinuiçit përdorin sistemin GMT +n, ndërsa ato në P sistemin GMT—m.

Në RPSSH (me gjatësi gjeografike mesatare=20°), dhe në shumë shtete të Evropës Qendrore dhe Perëndimore përdoret sistemi GMT + 1 që përfaqëson orën mesatare të meridianit me gjatësi=15°. Gjatë verës (më 1945-1946, nga 1972 në maj-shtator, nga 1981 në prill-shtator) përdoret ora e shtyrë 1 orë përpara d.m.th. GMT+2 (ora verore).

(M.Se.—Mi.N.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Njehsimi I Orës


[cite]