NOPÇA FRANC


NOPÇA FRANC
✤ (Franz Nopcsa, 1877-1933). Gjeolog, paleontolog dhe etnograf hungarez. Nga v. 1903 deri më 1922 erdhi disa herë në malësitë e Veriut të Shqipërisë. Në fushën e gjeologjisë F.N. u mor me studimin e ndërtimit gjeologjik të Shqipërisë Veriore. Hodhi bazat e stratigrafisë dhe të ndarjes tektonike të saj si dhe të Dinarideve, duke qenë përkrahës i hipotezës për zhvendosjet e mëdha tektonike horizontale (shih Tektonika). Botoi mjaft studime me vlerë gjeologjike për zonën e Alpeve Shqiptare. Vepra e tij kryesore është Gjeografia dhe gjeologjia e Shqipërisë Veriore (Geographie und Geologie Nordalbaniens, Budapest, 1929), që shoqërohet edhe me hartën e parë gjeologjike 1:200. 000 të Shqipërisë Veriore. Mblodhi eahe një material të pasur etnografik dhe rezultatet e studimeve i botoi në disa artikuj dhe në veprën Shqipëria-ndërtime,. veshje dhe enë e orendi (Albanien-Bauten, Trachten und Gdrete, Laipcig, 1925). La në dorëshkrim veprën tjetër: Shqipëria — Fiset e Malësisë së Shqipërisë së Veriut dhe ligji i zakoneve. Është ndër të parët që në studimet etnografike për Shqipërinë futi për krahasim edhe të dhënat e arkeologjisë. Për objekte të kulturës materiale përdori, jo gjithnjë me sukses, metodën krahasuese me vendet e tjera të pellgut të Mesdheut dhe të Azisë së Afërme.

(S.Sh.—S.Pa.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nopça Franc


[cite]