NUSHI KOZINA


NUSHI KOZINA
✤ (1909-1944). Militant komunist, veprimtar i shquar i lëvizjes komuniste dhe i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Vuno të rrethit të Vlorës. Emigrant ekonomik bashkë me të vëllanë Gogo Nushi (shih) në Francë më 1927-1941, përqafoi idetë marksiste-leniniste dhe u pranua anëtar i PKF. U kthye në atdhe më 1941 dhe u hodh menjëherë në veprimtari revolucionare. Anëtar i PKSH me themelimln e saj, u zgjodh anëtar i Komitetit qarkor të PKSH për Tiranën, e më vonë sekretar organizativ i këtij qarkori (1942), sekretar politik i komitetit qarkor të PKSH për qarkun e Durrësit (1943). Dha ndihmesë të rëndësishme për krijimin e organizatave-bazë të Partisë, për gjallërimin e për forcimin e tyre, për organizimin e luftës së armatosur në këtë qark. U kap befasisht nga nazistët dhe u internua në kampin e shfarosjes së Mauthauzenit (Austri) ku qëndroi i papërkulur. U vra nga hitlerianët më 6.3.1944. Shtëpia në Vuno është kthyer në Shtëpi-muze të vëllezërve Nushi (shih).

(F. La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nushi Kozina


[cite]