NXJERRJA E NAFTËS
✤ Degë e ind. së naftës dhe të gazit, që kryen nxjerrjen e naftës dhe të gazit shoqërues nga vendburimet ose shtratimet naftëmbajtëse, grumbullimin dhe përgatitjen për transport. N. e N. në shkallë industriale me puse ka filluar në Shqipëri më 1934 me zbulimin dhe ; vënien në shfrytëzim të vendburimit në Kuçovë (sot Qyteti Stalin) nga shoqëria italiane AIPA (shih). Nafta e parë nga ky vendburim është nxjerrë më 1929 (750 tonë), duke arritur më 1934 një prodhim vjetor prej 9240 tonë.
Çlirimi i vendit e gjeti kantierin e Kuçovës të shkatërruar (shih Industria e naftës). Në shtator 1946, vendburimi i Kuçovës u vu në shfrytëzim të rregullt, ndërsa më 1947 filloi shfrytëzimi i vendburimit të Patosit dhe u tejkalua N. e N. e v. 1941 që ishte niveli më i lartë i arritur para Çlirimit. N. e N. është rritur vazhdimisht, më pas me zbulimin dhe vënien në shfrytëzim të një serie vendburimesh në shkëmbinj ranorë dhe gëlqgrorë.
Nafta (shih) e vendburimeve–‘ të Shqipërisë, me ndonjë përjashtim, është e rëndë dhe shtratimet kanë koeficient të naftënxjerrjes të ulët, prandaj është bërë punë studiuese dhe eksperimentuese për përsosjen e teknologjisë dhe teknikës së N. së N. Janë përdorur të tria metodat klasike: me fontanë (duke shfrytëzuar energjinë natyrore që ka nafta dhe gazi i tretur në të), me kompresor ose fontanim artificial (duke futur nga sipërfaqja në pus gaz ose ajër të ngjeshur me kompresor) dhe me pompa thellësie ose shfrytëzimi i mekanizuar, që përdoret në pjesën më të madhe të puseve.
Më 1953 ka filluar eksperimentimi për përdorimin e metodave intensifikuese të N. së N. Në vitet e para u përdor injektimi 1 tretësve, ndërsa në vitet 60, me vënien në shfrytëzim të vendburimeve në shkëmbinj gëlqerorë, filloi përdorimi në shkallë të gjerë i metodave të acidizimit si dhe i metodave të tjera bashkëkohore. Në vitet 70 filloi në shkallë industriale injektimi i ujit në shtresë në një zonë me naftë të lehië dhe djegia nëntokësore në një zonë me naftë të rëndë. Në vitet 80 u kalua në zbatimin praktik të metodave të tjera bashkëkohore të intensifikimit të N. së N. veçanërisht për injektimin e avullit në shtresë dhe atë të gazit karbonik në vendburimet me shtresa ranore. Sot para vënies në shfrytëzim të çdo vendburimi hartohet e zbatohet projekti i plotë për përpunimin e tij. Teknika që përdoret në N. e N., ku mbizotëron prodhimi i uzinave të vendit, ka ardhur duke u përsosur vazhdimisht. Në zhvillimin e N. së N. kanë dhënë ndihmesë Ramiz Xhabia, Rexhep Reka, Pavllo Panajoti, Zarif Saliaj, Minella Savo etj. Përvoja e fituar është një bazë e shëndoshë që në të ardhmen të përsoset më tej teknologjia dhe teknika e N. së N. në vend.
(R.Re.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Nxjerrja E Naftës