OPERACIONI I NAZISTËVE GJERMANË 1828
✤ (NË ZONËN ÇERMENIKË-SHËNGJERGJ-MARTANESH) (19.12.1943). Më i madhi nga të gjitha operacionet armike të muajit dhjetor dhe, për sa u përket objektivave të tij, më i rëndësishmi nga të gjitha operacionet e zhvilluara prej pushtuesve hitlerianë në Shqipëri deri atëherë. Morën pjesë rreth 6500 ushtarë hitlerianë të D 297, të D 100 dhe të R. 2-të «Brandenburg», si dhe rreth 1500 forca mercenare.
Në zonën Çermenikë-Shëngjergj-Martanesh, të rrethuar nga të j;jitha anët prej ushtrisë gjermane e mercenarëve, ndodheshin Br. II S e porsaformuar (shih), Br. III S (shih), B P «Dajti», B P i Çermenikës dhe i Martaneshit (shih), me një efektiv rreth 1500 luftëtarë. Në këtë zonë gjendeshin Shtabi i Përgjithshëm i UNSHÇ dhe Këshilli i Përgjithshëm NÇ. si dhe Shtabi i Misionit Ushtarak Britanik në Shqipëri.
Qëllimi i operacionit armik ishte të asgjësoheshin forca të UNÇSH dhe Komanda e Shtabit të Përgjithshëm, të kapej Shtabi i Misionit Britanik. Detyra e vënë nga Komanda e Shtabit të Përgjithshëm për të shpërthyer rrethimin operativ të ngritur nga armiku, për të shmangur rrezikun e madh të asgjësimit që u kanosej reparteve të UNÇSH në këtë zonë dhe për të siguruar kalimin e Shtabit të Përgjithshëm në Jug nuk u z’batua nga komanda e shtabit të qarkut të Elbasanit dhe nga komanda e Br. II e Br. III S. Kjo u dha mundësi forcave gjermane e tradhtare të hidheshin në mësymje më 19 dhjetor 1943 nga shtatë drejtime. Luftime shumë të ashpra u zhvilluan për dy javë rresht, në kushte shumë të rënda për partizanët, të cilët mbetën pa municion e ushqime. Me qindra luftëtarë u sëmurën, shumë të tjerëve u ngrinë gjymtyrët nga të ftohtit e madh në malet e mbushura me dëborë. Në përleshje me armikun ra heroikisht Shejnaze Juka (shih). Forcat armike mundën ta përshkonin tej e mbanë zonën Çermenikë-Shëngjergj-Martanesh clhe bllokuan në këtë zonë Komandën e Shtabit të Përgjithshëm, një pjesë të Këshillit të Përgjithshëm NÇ dhe të KQ të PKSH, hashkë me të cilët ndodhej edhe shoku Enver Hoxha. Por fshatarët e Çermenikës e të Martaneshit i mbrojtën me heroizëm dhe i shpëtuan udhëheqësit e popullit, të cilët çanë rrethimin, kaluan Shkumbinin dhe në mars 1944 dolën në zonën e Korçës (shih: Kalimi i SPIP të UNÇSH në Jug) Në luftimet që u zhvilluan kundër nazistëve gjermanë, forcat partizane pësuan humbje të ndjeshme, por armiku nuk ia arriti dot të asgjësonte repartet partizane. Formacionet partizane ruajtën një bërthamë të shëndoshë kuadrosh dhe luftëtarësh. Gjatë këtij operacioni u shkatërrua Shtabi i Misionit Ushtarak Britanik, për shkak të qëndrimit disfatist të kryetarit të Misionit gjeneral Dejvisit, i cili u dorëzua rob te gjermanët.
(Sh. L.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Operacioni I Nazistëve Gjermanë 1828