OPERACIONI I NAZISTËVE GJERMANË FALKENAUGE


OPERACIONI I NAZISTËVE GJERMANË FALKENAUGE
✤ «Syri i skifterit» (8-29.7.1944).

Operacioni i parë i forcave gjermane e atyre mercenare që u zhvillua kundër D I S e forcave territoriale gjatë Mësymjes së DIS në Shaipërinë e Mesme e të Veriut (shih). Armiku synonte të asgjësonte forcat e D I S, të ardhura nga malësia e Tomoricës, të cilat paraqisnin një kërcënim serioz për pushtuesit gjermanë e reaksionin e hrendshëm në krahinën e Dibrës dhe atë të Tiranës. Morën pjesë forca nga D 181, D 297 K., D., Malor, R 2 Brandenburg, Grupimi «Burgneister», Reparti i shpejtë 48, si dhe forca reaksionare të Divizionit SS «Skënderbeg», reparte të xhaiidarmërisë, të Legalitetit etj., gjithsej mbi 8000 veta (4000 gjermanë dhe mbi 4000 reaksionarë), me epërsi mhi dy herë ndaj forcavë të UNÇSH. Komanda e Përgjithshme e UNÇSH, parashikoi mundësinë e zhvillimit të një operacioni kundërgoditës nga armiku, dhe më 8 korrik e udhëzonte shtabin e D I S që të merrte masa për ta thyer kundërgoditjen e armikut, duke zhvilluar me dy brigada veprime mbrojtëse aktive në drejtimet Dibër-Burrel e Prosek-Burrel, kurse me një brigadë të zhvillonte mësymjen drejt Peshkopisë. Veprimet e suksesshme mbrojtëse të Br. IV S (shih) në Homesh dhe ato mbrojtëse e sulmuese të Br. V S (shih) në Mat, megjithëse vepruan larg nga njëra-tjetra bënë që qëllimi i operacionit të armikut në drejtimet Dibër-Burrel e Prosek-Burrel të dështonte, me humbje të ndjeshme për të. Komanda e D 297 K tri ditë pas mbarimit të operacionit pohonte se forcat partizane me shkathtësi rnundën t’i shpëtojnë asgjësimit.

(K. C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Operacioni I Nazistëve Gjermanë Falkenauge


[cite]