ORGANIZATA-BAZË E PARTISË
✤ Njësi themelore të Partisë, që ngrihen sipas parimit të ndërtimit të Partisë në bazë prodhimi e territori: në fabrika, uzina, ndërmarrje bujqësore, stacione të makinave dhe të traktorëve dhe në të gjitha ndërmarrjet e tjeraekonomike, në kooperativat bujqësore, në repartet e forcave të armatosura, në administratë, në institucione të ndryshme si dhe në qendra të tjera pune e në lagje ku ka jo më pak se tre anëtarë partie. O. B. të P. udhëheqin e kontrollojnë tërë veprimtarinë dhe jetën e qendrës së punës ose të institucionit ku veprojnë dhe luftojnë që të zbatohen plotësisht orientimet e direktivat e Partisë. Nëpërmjet veprimtarisë udhëheqëse të O. B. realizohet roli udhëheqës i Partisë në tërë jetën e vendit. Jeta ‘e brendshme e O. B. zhvillohet sipas parimeve dhe normave marksiste-leniniste të përcaktuara në Statutin e Partisë. Parimi bazë i ndërtimit dhe i tërë jetës së O. B. është ai i eentralizmit demokratik. Në O. B. çdo gjë vendoset në bazë të ideologjisë e politikës proletare të Partisë, të normave të saj. Në O. B. komunistët janë të barabartë, me përgjegjësi të njëllojta dhe të përbashkëta partie. Struktura e O. B. ka ndryshuar vazhdimisht në përshtatje me detyrat dhe shtimin e radhëve të Partisë, por parimet e ndërtimit të tyre nuk kanë ndryshuar. Në qendra pune, prodhimi, kooperativa bujqësore e institucione të ndryshme, ku numri i komunistëve është i madh, O. B. ndërtohen mbi bazë sektori, reparti, brigade, sa më afër njësisë së punës e të prodhimit, kurse në shkallë ndërmarrjeje, institucioni e kooperative bujqësore punën e drejton byroja e Partisë, që zgjidhet nga mbledhja e përgjithshme e komunistëve. Eksperienca revolucionare e Partisë sonë vërteton se sa më të forta të jenë O. B., aq më e fortë është edhe Partia, aq më mirë realizohet udhëheqja e Partisë në çdo fushë të jetës sonë. KQ i PPSH i udhëhequr nga mësimet e porositë e vazhdueshme të shokut Enver Hoxha ka treguar e tregon një kujdes të madh për revolucionarizimin e vazhdueshëm të jetës e të veprimtarisë së O. B. të Partisë.
(G. De.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Organizata-Bazë E Partisë
[cite]