ORGANIZIMI SOCIALIST I PUNËS


ORGANIZIMI SOCIALIST I PUNËS
✤ Nocion që ka të bëjë me shpërndarjen dhe përdorimin racional të burimeve të punës, me llogaritjen dhe kontrollin e punës që harxhohet në procesin e prodhimit, me rregullin dhe disiplinën në punë, me format e nxitjes për ngritjen e rendimentit të punës dhe të efektivitetit të prodhimit, me bashkërendimin sa më optimal të veprimtarisë në proceset e ndryshme të punës. Në RPS të Shqipërisë O. S. i P. e ka bazën në marrëdhënie. socialiste në proahim dhe përfshin ndarjen dhe koope’rimin e punës, disiplinën proletare në punë, organizimin e vendit të punës, emulacionin socialist, normimin e punës (shih) etj. Drejtohet me plan, në mënyrë të ndërgjegjshme dhe përsoset vazhdimisht.

Ndarja e punës ka të bëjë me procesin e veçimit të saj në forma dhe lloje të ndryshme. Ajo shfaqet në formën e veçimit të saj në shkallën e të gjithë shoqërisë (industri, bujqësi, transport etj.), në formën e ndarjes së punës në shkallë dege (industria minerare, e veshmbathjes, bujqësi, blegtori etj.) dhe në formën e ndarjes së punës në shkallë ndërmarrjeje. Ndarja e punës në ndërmarrje shfaqet në formën e ndarjes teknologjike, të ndarjes funksionale dhe të ndarjes profesionale. Ndarja e punës kërkon kooperimin e punës në mes të hallkave të ndryshme të prodhimit. Kooperimi i punës është një lidhje apo bashkëpunim i ngushtë midis prodhuesve, reparteve, ndërmarrjeve ose degëve të ndryshme për të prodhuar bashkarisht një produkt të gatshëm ose për të zgjidhur detyra të tjera prodhimi. Disiplina proletare në punë nënkupton shfrytëzimin racional të kohës së punës, punë me frymë Iuftarake, me rregull proletar dhe me ritëm të shpejtë. Disiplina proletare merr formën e disiplinës në punë, të disiplinës së planit dhe të disiplinës tekniko-shkencore. Emulacioni socialist, (shih), si dukuri karakteristike e socializmit, është metodë revolucionare për të zhvilluar dhe thelluar veprimtarinë krijuese të masave punonjëse në procesin e prodhimit shoqëror. Në qendër të emulacionit socialist qëndron studimi dhe përhapja e përvojës së përparuar. Mbi bazën e emulacionit socialist lindin dhe përhapen nisma të shumta revolucionare, që sigurojnë përsosjen e pandërprerë të prodhimit dhe ngritjen e ndërgjegjes komuniste të masave punonjëse.

(V. Mi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Organizimi Socialist I Punës


[cite]